​Foda e Rashica optimistë për kualifikim në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet.

“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani dje kanë stërvitur më pak se të tjerët, janë në fazën e rikuperimit, por unë shpresoj që të gjithë të jenë të gatshëm dhe që të jenë në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht Foda.

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

“Islanda ka një ekip shumë të mirë taktik, por ne duhet të luajmë të koncentruar që nga momenti i parë i prekjes së topit. Ne e dimë që Islanda ka edhe lojtarë individualë shumë të mirë, të Lille, Real Sociedad, Rennes, por me rëndësi do të jetë se ne duhet parimet tona t’i zbatojmë në fushë dhe që nga momenti i parë të bëjmë presion, të bëjmë një lojë kompakte, intensive dhe që në çdo moment të jemi të zgjuar”, tha Foda.

Sulmuesi i krahut te Kosova, Milot Rashica tha se Islanda është një rival shumë i fortë, por që skuadra i njeh kualitetet e veta dhe janë gati për të dhënë më të mirën.

“E dimë kualitetin e tyre, sidomos në ofensivë janë shumë të fortë dhe luajnë bashkë si ekip, por ne më shumë duhet të fokusohemi te kualiteti dhe loja jonë dhe sidomos në ndeshjet e fundit që i kanë zhvilluar djemtë kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besoj që kemi shumë gjëra pozitive për të marrë nga ato ndeshje dhe ta nisim sa më mirë”, tha Rashica.

Rashica shtoi se ëndrra e të gjithë futbollistëve të Kosovës është kualifikimi në një kampionat evropian ose botëror, por që edhe ndeshje si kjo janë shumë të rëndësishme.

“Kualifikimi është ëndrra e çdonjëri prej nesh dhe shpresojmë ta arrijmë sa më shpejt dhe çdo ndeshje me kombëtaren, pa marrë parasysh a është për kualifikuese ose miqësore shërben për të mirën tonë dhe për ta parë, se ku jemi si ekip dhe individualisht, por edhe këto e kanë rëndësinë e vet dhe duhet të fitojmë dhe të kalojmë tutje, pastaj do të kemi kohë të përgatitemi për kualifikime të tjera”, theksoi Rashica.

Ndryshe, për ndeshjen Kosovë-Islandë tashmë janë shitur 12 mijë e 500 bileta dhe atmosfera në tribuna pritet të jetë e zjarrtë në mbështetje të dardanëve.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker