Fjolla bore dhe shi, ky është parashikimi i motit për të dielen

Të dielën priten riga shiu dhe fjolla bore.

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat ditën e diel parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!