Fjalët e para të Sophie Sorschag, e cila do ta përfaqësojë Kosovës në ski

Në një ceremoni të organizuar në Trieste të Italisë, ku po qëndrojnë drejtuesit e KOK-ut për garat e EYFO-it dimëror 2023, është nënshkruar kontrata mes Federatës Skitare të Kosovës dhe skitares Sophie Sorschag.

24-vjeçarja garon në kërcime me ski, disiplinë në të cilën është kampione e botës në ekipore me Austrinë, shtet për të cilin ka garuar deri në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Në ceremoni ishin drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut, skitarja Sorschag, trajneri i saj, Jure Radelj, prindërit e Sorschag dhe miq sllloven të cilët ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje.

Sorschag u shpreh krenare që do të ketë mundësinë të garojë për Kosovën, për çka falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë.

“Jam shumë krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski. Faleminderit gjithë popullit të Kosovës që më kanë bërë pritje të ngrohtë ditëve të fundit, e të cilën nuk e kam pasur më parë”, deklaroi, Sophie Sorschag për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës, shkuan Rahoveci.INFO.

Lajmet Fjalët e para të Sophie Sorschag, e cila do ta përfaqësojë Kosovës në ski >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!