Fitorja e Trepçës ’89 me dedikim të veçantë

Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në “Riza Lushta” duke mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se fitoren ia dedikojnë ish-lojtarit të tyre të ndjerë Erion Kajtazin, derisa thotë se janë përmirësuar nga edicioni vjeshtor.
“Para se të flas për ndeshjen, dua të them që këtë fitore ia dedikoj ish-lojtarit tonë Erion Kajtazit, i cili do të jetë përherë në zemrat tona”, ka thënë Idrizi.
“Sa i përket ekipit, kemi pasur ngecje në stinorin e kaluar, por sot u pa përvoja e madhe e Ahmet Halitit, kur Drita kishte posedimin e topit. Me përvojën e tij dhe angazhimin e të tjerëve arritëm të shënonim gol. Dua t’i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, është shprehur numri një i bankinës së “Minatorëve”.
Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë.
Lajmet Fitorja e Trepçës ’89 me dedikim të veçantë >> Rahoveci.INFO.