Fitore me nokaut, Brahimaj ia vendos plisin në kokë njeriut më spektakolar në UFC

Ramiz Brahimja që në raundin e parë e gjunjëzoi kundërashtarin e tij Mickey Gall në Nju Jork.
Brahimaj që në raundin e parë të meçit arriti ta rrëzojë për toke kundërashtarin Mickey Gall i cili u dorëzua dhe nuk u ngrit më në këmbë për të vazhduar meçin.
Pas fitores, ai bëri një gjest simbolik shumë të fuqishëm, duke i vendosur plisin njërit nga figurat më të respektuara të UFC-së Joe Rogan, një nderim që lidhet me traditat shqiptare dhe një shenjë respekti për Rogan-in si një figurë të rëndësishme në botën e MMA.
Brahimaj tha disa fjalë shqip: “Ky është plisi i babgjyshit tem dhe kjo fitore është për krejt shqiptarët”.
“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Kam kaluar shumë turbulenca këto dy vitet e fundit. Isha aq i zemëruar me veten për kaq shumë kohë sa nuk e lashë kurrë. Sonte, e dija. Unë jam në shtëpi. Unë jam një bombardues i Bronksit”, tha Ramiz Brahimaj pas fitores.
Ramiz Brahimaj put his hat on Joe Rogan
#UFC309
— Omegal°l (@omegalol1602) November 17, 2024
JUST LIKE THAT
Ramiz Brahimaj sets the MSG crowd alight!
#UFC309 | We are LIVE | Order at Link in Bio pic.twitter.com/2d6k1gxUfv
— UFC_AUSNZ (@UFC_AUSNZ) November 17, 2024