​Fiton 1 milion euro në muaj, por ndan vetëm 500 euro për fëmijën e tij

Mesfushori i Portugalisë dhe Bayern Munih Joao Palhinha (29) bëri një transferim në karrierë këtë verë.

Bayern i pagoi Fulham 51 milionë euro për shërbimet e tij. Palhinha ka luajtur për Fulham dy vjetët e fundit, ndërsa më parë ka luajtur për Braga, Sporting, Belenenses dhe Moreirense. Ai bëri 31 paraqitje për skuadrën portugeze dhe shënoi dy gola.

Palhinha u nda nga gruaja e tij Patricia Palhares pas tri vjet martese ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe ata tashmë kanë një fëmijë dy vjeç.

Portugezi pritej t’i siguronte një jetë normale fëmijës së tij duke paguar alimentacion, por mesfushori i cili fiton një milion euro në muaj, i ofroi ish-bashkëshortes 500 euro në muaj. Të tronditur janë edhe burime pranë familjes së tij.

“Të gjithë jemi të tronditur që një njeri që fiton një milion euro ofron vetëm 500 euro për të mbajtur fëmijën e tij. Kjo është vërtet patetike, sidomos kur nëna nuk e di në këtë moment se kur do të kthehet në punë. Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i sigurt financiarisht. Unë njoh njerëz që paguajnë më shumë dhe nuk bëjnë as një për qind të pagës së tij”.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker