Fitër Bajrami “bashkon” politikën shqiptare/ Mesazhet e urimit

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Mëngjesin e sotëm, pas 30 ditëve agjerim në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë falën namazin në sheshin “Skënderbej”. Mesazhe urimi nga politika shqiptare, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, përfaqësuesit e opozitës dhe kryeparlamentarja Nikolla.

Presidenti Begaj

Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira. Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit Bajram Begaj.

Urimi i Ramës

Urimeve të kësaj dite të shënuar u është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. “GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, uron Rama në rrjetet sociale besimtarët myslimanë.

Urimi i Kryetares së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën për festën e Fitër Bajramit.

Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit. Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë. Gëzuar Fitër Bajramin, vëllezër myslimanë!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Nikolla.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Urimeve për Fitër Bajram iu janë bashkuar edhe përfaqësuesit e opozitës.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit! Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë. Zoti ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!”, mbyllet urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD

“Në përfundim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, uroj agjërim dhe lutje të pranuara, për motrat dhe vëllezërit mysliman! Mirësi, shëndet dhe paqe uroj për çdo qytetar shqiptar! Gëzuar dhe me fat Bajramin! Festa e Bajramit na kujton sakrificën për Zotin dhe ne të gjithë na bashkon e na nxit të solidarizohemi edhe më tepër me njëri-tjetrin. Le të jetë ky Bajram një rast ku shprehim dashuri dhe kujdesit për njerëzit që kanë më shumë nevojë”.

Ish-kryeministri Sali Berisha

Gëzuar Fitër Bajramin. Të dashur miq, besimtarëve muslimanë dhe veçanërisht atyre që agjeruan, ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin. Zoti Mëshirëplotë ua pranoftë sakrificat dhe lutjet, sjelltë në familjet tuaja paqe, begati, si dhe për vatrën tonë të përbashkët, Shqipërinë, lehtësim të vështirësive, prosperitet e dinjitet”.

Lajmet Fitër Bajrami “bashkon” politikën shqiptare/ Mesazhet e urimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>