Fiorentina me dy penallti arrin fitoren e parë në edicionin e ri Serie A

Futbollistët e Fiorentinës kanë shënuar sot fitore para shikuesve të vet kundër skuadrës së Lazio-s me rezultatin 2:1.

Mysafirët arritën të parët të tundin rrjetën e “Violës” në minutën e 41-të përmes Gila, pas asistimit të Tavares.

Skuadra vendase u rikthye në lojë katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golin e Gudmundsson nga penalltia.

Po i njëjti lojtar shënoi golin e dytë për fitoren e parë të skuadrës nga Firenca nga penalltia në finish të takimit.

Fiorentina renditet e dhjeta në tabelë me gjashtë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Lazio mbetet në pozitën e shtatë me shtatë pikë. Në ndeshjen tjetër Monza pësoi në terren të vet nga Bologna me rezultatin 1:2.

Sonte nga ora 18:00 luajnë Roma-Udineze, ndërsa nga ora 20:45 zhvillohet derbi i madh Inter-Milan.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker