Finalja e parë zhvillohet të mërkurën mbrëma në Pejë

Peja dhe Trepça do të përballen në finalen e “Play-Off”-t në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët rrugën për finale e arritën pasi në gjysmëfinale e eliminuan Golden Eagle Yllin, teksa Trepça e mposhti Prishtinën.

Ndeshja e parë luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të mërkurën duke filluar nga ora 20:00.

Kështu skuadra e parë që realizon tri fitore do të shpallet kampione për sezonin 2022-23.

Ndërkohë pas 23 vjetëve, Peja dhe Trepça do të ndeshen direkt për titull, e para e kërkon titullin e shtatë, teksa mitrovicasit të pestin.

Lajmet Finalja e parë zhvillohet të mërkurën mbrëma në Pejë >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!