Finale e parakohshme Liverpool-Real, Juvja sfidon Aston Villa-n

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione. Mbi të gjitha do të kemi një finale të parakohshme mes Liverpoolit dhe Real Madrid në mitikun “Anfield”.

Liverpool po kalon një formë shumë të mirë në kampionat, pasi kryeson +8 nga City dhe gjithashtu ka qenë kryesuese në Champions. Arne Slot ka krijuar një makineri perfekte, duke bërë që edhe paqartësitë rreth së ardhmes së Mohamed Salah të mos ndikojnë, me egjiptianin që ka shënuar 12 gola.

Reali është në situatë të vështirë. Kampionët në fuqi të Europës kanë pësuar dy humbje në arenën ndërkombëtare dhe një disfatë e tretë përballë Liverpool mund t’i komprometojë vendin mes tetë skuadrave që kualifikohen direkt në fazën tjetër.

Juventus do të ketë një transfertë shumë të vështirë ndaj Asaton Villas. Mes mungesave të shumta, Thiago Motta duhet të shpikë si sulmues Weah.  Në takimet e tjera, Borussia Dortmund luan në Zagreb kundër Dinamos, Bologna pret Lille, ndërkohë që interesante do të jetë dhe dueli Monaco-Benfica.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker