Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet seanca e re plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara.
Mes tjerash në shqyrtim janë disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.