Fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale! Mexhiti kërkon që Taravari të dalë nga qeveria

Partitë politike fillojnë përgatitjet në prag të zgjedhjeve lokale në vjeshtë. Tashmë po bëhen kalkulime kush si do të garojë, nëse do të ketë koalicione parazgjedhore dhe me çfarë përkrahje.

Nga koalicioni VLEN thonë se do të bëjnë analiza në cilat komuna me cilët kandidatë do të dalin, por së pari, siç paralajmëruan, t’i përfundojnë procedurat për formimin e partisë politike në vend të koalicionit të deritanishëm. Megjithatë në VLEN ende ka mospajtime me partnerin e deritanishëm, kryetari i ASH, Arben Taravari për të cilin mendojnë se nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë.

“Vendimi im është ai nuk e ka vendin e tij në këtë qeveri për shkak se i shkel politikat dhe parimet e formimit të kësaj qeverie. Do të ishte një akt morali që ai vetë, meqë dëshiron një bashkëpunim të tillë, ta publikojë këtë dhe të kalojë me BDI, e jo ta fshehë këtë para anëtarësisë dhe opinionit”, tha Mexhiti.

Për gjendjen dhe mospajtimet brenda VLEN-it, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të ketë takime dhe biseda, por tani për tani ende nuk ka paralajmërime se kur do të zhvillohet ky takim. Kryetari i ASH, Arben Taravari këto ditë tha se në zgjedhje lokale do të shkojnë vetëm, ndërsa do të kërkojnë mbështetja nga të gjitha partitë.

Ndërkohë, edhe partneri qeveritar ZNAM doli me qëndrim se në zgjedhjet do të dalin vetë, por se me VMRO-DPMNE bisedojnë për përkrahje të ndërsjellë në komuna të caktuara.

“Ne në suazë të partneritetit qeveritar tashmë i fillojmë negociatat me partnerin tonë qeveritar VMRO-DPMNE. Në pjesën e paraqitjes në zgjedhjet lokale, kryesia partiake mendon për paraqitje të pavarur në nivel të listave të këshilltarëve ndërsa në pjesën e bashkëpunimit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave mendojmë për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellë me VMRO-DPMNE”, tha Nikolla Memov.

Tani për tani nga VMRO-DPMNE dhe nga opozitarja LSDM pa qëndrim konkret se si do të dalin në zgjedhje lokale. Nga të dy partitë paraprakisht thanë se tashmë po bëhen përgatitjet për zgjedhjet lokale, me analiza dhe anketa të kandidatëve të cilët do të gjenden në listat zgjedhore për kryetarë komunash dhe këshilltarë. Nuk ka qëndrim zyrtar as nga BDI, nëse do të dalin si FE ose vetë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker