Fillim i fuqishëm nga Distria Krasniqit në Botërorin e xhudos

Distria Krasniqi ka nisur me dominim absolut paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Në duelin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ajo e mposhti bindshëm xhudisten braziliane Jessica Pereira.
Që në sekondat e para të luftës, Distria realizoi një hedhje që u vlerësua me “Yuko”, dhe më pas vazhdoi me një tjetër që i solli pikë “Waza-ari”. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo e përmbylli me stil, duke fituar me Ippon – rezultati maksimal në xhudo. Gjithçka ndodhi përbrenda vetëm dy minutave, ku kampionja jonë ekzekutoi tre hedhje efektive.
Distria është bartësja e dytë në këtë kategori, dhe pritshmëritë për të janë të larta që në këtë turne elitar. /kp