FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me partnerin besnik KEP Trust

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Institucioni Mikrofinanciar, KEP Trust, kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për 1 vit.
”FHK – KEP është partneritet shembullor që me marrëveshjen e re mbush një dekadë. Bashkëpunimi i deritashëm është çmuar nga të dy palët dhe puna e përbashkët edhe në vitin 2025 e konfirmon këtë, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Marrëveshja e re është firmosur të enjten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe drejtori i KEP Trust, Shpend Nura.
FHK-ja e falënderon institucionin lider KEP Trust për besnikërinë dhe besimin në projektin e zhvillimit të mëtejmë të hendbollit kosovar.
”Jemi të bindur se me mbështetjen e partnerëve tanë si KEP Trust do të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, thuhet në njoftmin/21Media