Festë në Tetovë! Shkëndija zyrtarisht arkëton trofeun e pestë në histori

Me këngë dhe valle Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht arkëtoi trofeun e pestë në histori, shkruan TV21.
Kuqezinjtë sot e mbyllën sezonin 24/25 me një përballje ndaj Sileksit në të cilën pësuan disfatë 3:1, por ky rezultat nuk ka asnjë vlerë për shkak se kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar matematikisht titullin kampion me 70 pikë, 3 më shumë se Sileksi që mbetet në pozicionin e dytë.