Festa e Vitit të Ri, kosovarët ‘pushtojnë’ Shqipërinë

Fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë nga Kosova në Shqipëri gjatë 24 orëve

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në vendin tonë dhe familje nga Bullgaria.

“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri.”

“Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar vitin e ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”

Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.

Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle. /Abcnews .al/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!