Fero po kërkohet nga policia

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero po kërkohet nga policia.

I njëjti po dyshohet se të mërkurën në mbrëmje ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Hashani.

Ai bëri të ditur se pas këtyre të shtënave nuk ka pësuar lëndime askush.

“Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, përfundoi Hashani./21Media

Lajmet Fero po kërkohet nga policia first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!