Fermeri që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë: Nuk ia vlen me lëshu vendin tonë

Të shpeshta janë lajmet që tregojnë për ikjen e qytetarëve të Kosovës në vende të ndryshme të Evropës për të punuar atje dhe me shpresën për një jetë më të mirë.
Megjithatë një fermer nga fshati Saponicë e Kaçanikut ka bërë të kundërtën, shkruan portali rtv21.

Ai ka lënë Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë duke u bërë kështu një fermer. Muharrem Dalloshi ka 6 krerë lopë me të cilat mban familjen.

Dalloshi i cili po ashtu është edhe veteran i UÇK-së në një rrëfim për RTV21 tregoi arsyet pse la një shtet siç është Zvicra për të jetuar në Kosovë. Ai tha se atje kishte një jetë të mirë , por me fillimin e luftës erdhi në Kosovë për t’u bërë pjesë e UÇK-së, kurse pas lufte nuk është kthyer më në vendin ku jetonte.

“Djemtë më punojnë, njëri e ka kry fakultetin e Edukatës Fizike, tjetri është në FSK, krejt shkollimin me lopë ia kam kry, punojmë edhe me kamion po shumicën me këto, vëllezërit më ndihmojnë shumë “, tregoi Muharremi.

Dalloshi rrëfeu se e gjitha familja punojnë , derisa shtoi se dita e tij fillon në orën 5:00 të mëngjesit.

“S’ia vlen me lëshu Kosovën , nuk e di njerëzit çka bëjnë jeta është shumë herë më e vështirë atje unë vet kam qenë atje, rinia tash nuk e dojnë këtë punë por duhet me dashtë se je në vend tëndin, tokën tënde duhet me punu”, porositi fermeri.

Prej 6 krerëve lopë ai tregoi se 120 litra qumësht dalin në ditë, derisa shesin dhe produkte të qumështit./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker