Ferizaj, hapësira e gjelbër ka filluar të mbushet me mbetje inerte

Një pjesë e Hapësirës së gjelbër mbrapa pallati të sporteve në Ferizaj, ka filluar të mbushet me mbetje inerte.

Gjendja po i shqetëson qytetarët e Ferizaj e sidomos ata që pasion kanë ecjen. Duke theksuar që këto pak hapësira të gjelbëruara që kanë mbetur të mos dëmtohen.

“Ferizajt i kanë mbetur vetëm kjo hapësirë e gjelbërimit dhe parku i lirës. Këtu njerëzit kanë ardhur si shëtitore shikojeni së çfarë bërlloku, asfalti e kanë bastarduar vendin krejt. Nuk ka kjo as nuk përgjigjet askush as nuk ndërmerr askush asgjë”, ka thënë Xhevdet Ramolli, qytetar.

Një reagim ndaj kësaj gjendje e ka edhe nga shoqëria civile.

“Fatkeqësisht kjo pjesë ka qenë prej pjesëve të gjelbër të qytetit të Ferizajt edhe kjo është duke u degraduar nga këto mbetje. Fatkeqësisht nuk kemi par ë një veprim të komunës së Ferizajt dhe të inspektoratit për ta parandaluar apo shqiptuar gjoba bizneset që e kanë hedhur këto mbetje”, ka thënë Kenan Gashi nga Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

Në drejtorin e infrastrukturës thanë se kjo gjendje është e përkohshme për shkak të punimeve që po zhvillohen dhe këto mbetje inerte do të largohen nga aty

“Gjatë punimeve në segmentin e bajpasit mbrapa sallës së sporteve kemi hasur në vështirësi shkaku i tokës që është shumë e but dhe gjatë punimeve është dashur që të bëhet gërmim deri 1,5 metra afërsisht 2 metra dhe në momentin që kemi filluar me gërmimin e thellë është vështirësuar bartja pasi që rruga ka keq e mbyllur dhe në këto momente kompania ka lënë për momentin dhe është e përkohshme mbetja aty deri në asfaltimin e rrugës. Tash është çështje ditësh kompania do të riorganizohet për ta larguar dhe ta kthejë gjendjen siç ka qenë mbrapa pallatit të sporteve aty do të kthehet prapë në gjendjen të gjelbëruar”, ka thënë për RTK Meriton Hajdini, drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>