Femrat U16: Kosova fiton kundër Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave nën moshën 16-vjeç ka shënuar fitore kundër Andorrës, me rezultat 3:1.

Kjo ishte ndeshja e parë e “Dardaneve” të reja në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit, e ku marrin pjesë edhe Moldavia dhe Shqipëria si nikoqire.

Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit që nga fillimi i ndeshjes ishin më të mira dhe nuk lejuan në asnjë moment që fitorja të vihej në dyshim.

Rezultatin e zhbllokoi Riga Kallaba, në minutën e 30-të.

Epërsinë në 2:0 e shtoi Olsa Maçastena, në minutën e 51-të. Andorra arriti ta ngushëtoi epërsinë në minutën e 55-të përmes Hulia Domingos, e cila realizoi nga penalltia.

Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë Riga Kallaba shënoi sërish për ta rikthyer epërsinë prej dy golave, 3:1, që njëherësh ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Takimin e radhës Kosova e zhvillon kundër Shqipërisë, më 9 mars, në orën 14:30, derisa më 12 mars takohet me Moldavinë.

Lajmet Femrat U16: Kosova fiton kundër Andorrës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!