Fejzullahu: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nga institucionet ndërkombëtare

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare.

Fejzullahu tha se territori në veri nuk është që s’mund të monitorohet nga institucionet e sigurisë ndërkombëtare, pasi sipas tij, sot ka teknologji të avancuar dhe menaxhimi mund të bëhet edhe përmes satelitëve.

“Esenca është se kjo na dha një mësim dhe mendoj që të gjitha institucionet e sigurisë do të jenë më vigjilente. Situata e brishtë në nivel global krijon mundësi të njerëzve apo politikave që kanë epshe, qoftë nacionaliste dhe të përfitojnë në kohë”, tha ai në “Info Magazine”, njofton Klan Kosova.

Tutje, Fejzullahu e komentoi edhe deklaratën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili tha se grupe terroriste serbe po stërviten për një tjetër sulm në veri dhe se po ndihmohen nga ushtria serbe duke iu hapur atyre rrugë.

“Qëllimi kryesor është Bosnja dhe Mali i Zi sesa Kosova. Nëse kreu i policisë ka një informacion të tillë, na len neve ta dimë që ekzistojnë ato mundësi. Por ne po e shohim çdo ditë situatën atje”, tha ai.

Lajmet Fejzullahu: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nga institucionet ndërkombëtare >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>