FC Vushtrria shpreh ngushllime për ndarjen nga jeta të futbollistit Erjon Morina

Ndarja e hershme nga jeta e futbollsitit Erjon Morina ka tronditur opinionin futbolldashës në Kosovë.
Një telegram ngushllimi për ndarjen nga jeta të Morinës e ka dërguar edhe Klubi Futbollistik “Vushtrria”.
”Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të dashur, Erjon Morina, në moshën 22-vjeçare. Lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe të dashurit e Erjonit në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Ai gjithmonë do të mbetet pjesë e pandashme e familjes FC Vushtrria.
Për kohën e varrimit do ju informojmë në kohë. Prehu në paqe, Erjon. Do të na mungosh shumë, por kurrë nuk do të harrohesh nga qyteti i Vushtrrisë”, thuhet në telegramin e FC Vushtrrisë.