FBK cakton përzgjedhësit për grup moshat e reja

Federata e Basketbollit e Kosovës ka caktuar përzgjedhësit e Kosovës për grup mosha të reja.

Përzgjedhës i Kosovës U20 te meshkujt do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, me ndihmësin Dion Pllana, ndërsa këtë grup moshë te femrat do ta drejtojë ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, me ndihmësin Qëndrim Demi.

Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e meshkujve do të jetë Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.

U18 në konkurrencën e femrave do të udhëhiqet nga Furkan Saglik, kurse ndihmës do të jenë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.

Ndërkohë, përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt do të jetë Ibrahim Karabegu, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja.

Lajmet FBK cakton përzgjedhësit për grup moshat e reja >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!