Fatmir Bajraj:Bllokimi i “ores së demokracisë”, axhendë e Kurtit !

Debllokimi i kësaj ORE, që presupozon konstituimin e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me zgjedhjën e kryekuvendarit dhe të pesë nënkryetarëve, do shënonte edhe fillimin e konsumimit (hargjimit) të kohës (afateve kushtetuese) për formimin e Qeverisë, për të cilën z. Kurti, edhe në rast se i ka numrat, tani për tani nuk është i interesuar t’a shtyej para ..!
PSE ?
Në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, Kurti nuk mori atë që pretendoj, 500 mijë vota për një pushtet absolut dhe absolutist, por ai nuk i’a doli as të ruaj atë që kishte në një mandat të plot katërvjeqar 2021-2025, duke humbur mbi 8% të votes dhe besimit të Sovranit !
Kurti pretendoj të gjitha, nuk i mori, andaj ndryshon “lojën” diskursin politik !
Ai nuk lëshon pushtetin, sespe alternativa tjetër e dergon atë dhe vartësit e tij, para përgjegjësisë ligjore, për aferat korruptive, gjakderdhjet finansiare dhe shkeljet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në mbi 10 herë, dhe ky fakt, jo vetëm që e diskrediton Kurtin & Co, por e keqja është se, zbritja nga Froni në burg, është një kapërcim i tmerrshëm dimensional, sikur nga Panteoni në ferr.
Kurti do të abuzoj në mënyrë bizare me të gjithë hapësirën dhe vakumin kushtetues për afatet e padefinuara kushtetuese dhe pandëshkueshmeri ligjore, dhe kur kësaj i shton edhe faktin se Sistemi ynë i Drejtësisë, është jo vetëm i brishtë, por në raport me të “fortit” e pushtetit, siq ishte rasti me “krahun e luftës” dhe tani “pjellën” e tij-Kurti, ishte dhe është gadi inekzistent, për çfarë jemi dëshmitarë, sot e gjithë ditën ..
Kurti, nuk ndan pushtet me tjerët , as në familje, as në parti dhe as në shtet, dhe këtë fakt tanimë do duhej ta kishim mësuar si shoqëri, si klasë politike dhe si qytetarë, por si duket, fatkeqësisht nuk kemi nxjerrë leksonin e duhur, edhe pasi e provuam n’lekurën tonë, dhe kjo flet për mjerimin tonë të skajshëm.
Çfarë do Kurti dihet, por si do veproj tutje që të arrij atje, kjo është poenta !
Do të përdorë gjithë mekanizmat dhe instrumentet “politike dhe legale”, që të prolongoj në maksimum zgjidhjet që nuk i konvenojnë LVV-së dhe pushtetit të tij autoritar, totalitar dhe despotist, deri atëherë sa shtimi i radhëve të “habitatit” të tij, të jetë i atillë, sa zgjedhjët e parakohshme do ta ri-kthenin edhe ma fuqishëm dhe ma bindshëm në pushtetin të cilin e do për vete dhe vetëm për vete ..!
Kompremitimi i opozitës dhe i mediave, dhe njejtësimi i tyre me rexhimin kriminal të armikut shekullor, do të jetë “leva” kryesore-populiste, e mashtrimit dhe manipulimit të turmave në këtë nivel tonin kulturor, nivel ky që le shumë për të dëshiruar, fakt ky i provuar edhe me rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit 2025.
Shfajësimi për vete, hedhja e fajit të tjerëve për bllokimin e procesit dhe proceseve dhe viktimizimi i mbështjellë me propagandë të orkestruar e të sofistikuar, para opinionit të brëndshëm dhe partnerëve tanë strategjik, synon fillimisht, poshtërimin e opozitës dhe më pas nënshtrimin e saj, lak ky në të cilin opozita nuk duhet të bie me asnjë çmim dhe në asnjë rast.
Kurti, ka të drejt kushtetues në formimin e institucioneve të vendit pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, por këtë të drejtë duhet ta përkthej në mandat kushtetues, duke eksploruar e gjeneruar mundësi dhe alternativa bashkëpunimi e bashkëqeverisje me partnerët me të cilët sigron numrat, pra shumicën parlamentare-qeverisëse 50%+1, pra 61 nga 120 deputet të parlamentit, sespe përveqse procedurë, demokracia është edhe numra, madje në raste të tilla, është vetë thelbi i saj.
E drejta kushtetuese e të parit (fituesit relativ të zgjedhjeve), është drejtë absolute e inicimit dhe krijimit të institucionëve, por jo e njëjta, duhet “lëxuar” edhe si e drejtë e bllokimit të formimit të institucioneve, nënse i pari nuk i’a del mbanë në sigurimin e partnerëve që i sigorojnë numrat, ose kur i pari nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.
Numrat janë, ose nuk janë, kaq e thjeshtë është kjo, o Albin Kurti !
Nëse keni numrat dhe vullnetin për të qeverisur, urdhëroni, e keni të drejtën e pamahueshme dhe të garantuar me aktin ma të lart juridik të vendit, Kushtetutën e Republikes së Kosovës, madje konform saj, edhe me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, në rast të kundërt, shumicën parlamentare ka të drejtë ta bëjnë të tjerët, pa qenë i pari në zgjedhje, e drejtë kjo, e garantuar me Kushtetutë, të cilën ju nuk mund t’ia mohoni opozitës, përkundrazi !
PS.
Kurti do ta bëj qeverinë, sespe e do pushtetitn mbi të gjitha, madje do t’i “siguroj” edhe numrat, të cilët i ka të siguruar, por i mban në heshtje deri n’momentin kur i konvenon marrja e mandatit dhe zyrtarizimi i tij, dhe kjo gjë është arritë me NISMA-në e z.Limaj dhe listën “SRPSKA” të Millan Radoiçiqit, dhe koha e “blerë” me makinacione, i sherben për kamuflim të këtij koordinimi, dhe amortizimin e relativizimin e këtij bashkëpunimi, i cili do të “gëlltitet” nga turmat-trushpërlara, njësoj sikur n’rastin e presidentes Osmani, të znj Kusari-Lila dhe të “heroit” të Kurtit, Oliver Ivanoviq.
Vetëm se mos harroni, e gjithë kjo behët në emër të “interesave” nacionale !
Lajmet Fatmir Bajraj:Bllokimi i “ores së demokracisë”, axhendë e Kurtit ! >> Rahoveci INFO.