Fatmir Bajraj: Për inati të resë më vdektë djali

Narracioni i Kurtit : Për inati të Kryemnistrit Hoti, vdektë shteti i Kosovës !
“Katër-pesë këmisha me vete, udhëtim të gjatë për Uashington, vendosje n’hotel, shkuarje në Shtëpinë e Bardhë, thikat mbi harta dhe kërcet tapa e shampanjes për copëtimin e Kosovës, për çfarë unë nuk jam i gatshëm”, shprehej dikur Kurti !
Kurti, me rikthimin n’krye të Qeverisë, pas fitores “plebishscitare” të 14 shkurtit 2021, gjeti n’tavolinën e Tij, marrveshjën me njohje reciproke, madje me t’njëjtin theks, edhe dy letra të dy presidentëve amerikan ; Trump & Biden !
Per inati të ish Kryemnistrit, Dr Avdullah Hoti :
Kurti refuzoj të merret më këtë marrveshje, duke e “lexuar” si të dëmshme, të rrezikshme dhe të t’papranueshme për Kosovën, dhe t’njëjtën e hodhi n’koshin e plehrave të historisë.
Në vend të saj,
Solli një marrveshje tjetër nga Brukseli & Ohri, e cila nuk e ka në qendër njohjën reciproke, por normalizimin e raportëve me Serbinë, pa prejudikuar statusin e Kosovës dhe njohjën nga Serbia, absurd sui-generis !
Në këtë marrëveshje, Kurti hoqi termin e “Zajednicës”, dhe përmes “Vetëmenagjimit”, pranoj autonominë politike dhe teritoriale për Veriun e Kosovës dhe kthimin e Serbisë kishtare në Kosovë.
Pasi shkakëtoj dëmin, me apo pa vetëdije ;
Kurti filloj destruktivitetin duke i vënë kushte Brukselit si ndërmjetsues, dhe duke prolonguar zbatimin dhe implementimin e asaj për të cilën ishte dakortuar vet me Vuçiqin, dhe e kishte quajtur si marrëveshje historike !
Për pasojë, Kosovës i’u vunë sanksionet ekonomike, i’u ndalën investimet e huaja kapitale dhe vendi u izolua ndërkombëtarisht.
Për gadi 5 vite, Qeveria Kurti ndërmori hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar me partnerët me veprimet në Veri të vendit dhe u përballëm me dy aksione terroriste në Veri dhe me humbjën e jetës së së një rreshteri të Policisë së Kosovës, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për rreth 5 vite qeverisje, Kurti u mor vetëm me Veriun e Kosovës dhe kryefjala e Tij si kryemnistër ishte ; jemi n’prag të luftës me Serbinë, Serbia do t’na sulmoj në këtë javë, me këtë datë, para ose pas vitit të ri, dhe kështua me radhë, duke terrorizuar kështu qytetarët e Kosovës me “gogolin” e luftës dhe duke i mbajtur në ankth e n’panikë, vetëm e vetëm që të mbuloj dështimet e gjithëfarshme dhe të gjithanshme gjatë mandatit qeverisës.
Kishim rastin ideal të përmbylljës së procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, dhe arritjen e marrëveshjes me njohjën reciproke, por Kurti, nuk dijti apo nuk deshti, e di vetëm Ai, humbi këtë mundësi ideale të Kosovës, e cila për fatin tonë të keq, nuk do të përseritët kurr më ..!
“Kur nuk e mbanë t’lehtën, mbaje të rëndën”, thot urtia popullore!
Sot pas kapërcimeve akrobatike të Administratës së presidentit amerikan. z. Donald Trump në skenen politike ndërkombëtare, dhe ndryshimeve radikale gjeo-politike n’horizont, pas Ukrainës dhe Gazës, Ballkani Perëndimor, raportet Kosovë Serbi dhe me theks, fati i Kosovës do të jetë në “sallën e operacionit”, ma thjeshtë në tavloinën e operimit, në të cilën, nuk do të jemi operator (kirurg), por do të jemi vetëm “pacient” kur në dorë kemi vetëm lutjet dha asgjë ma shumë.
Thjesht, Kosova në një kontekst të tillë, do të jetë faktor, ashtu siq ishte në Marrveshjen tekniko-ushtarake të Kumanovës, me 9 dhe 10 qershor 1999, ndërmjet gjeneralshtabit të UJ-së dhe NATO-së, dhe sipas kësaj logjike ; nuk ka merre ose leje, por merre dhe e bajsh mëshnet !
Ne, abuzuam me fatin historik që kishim për të përmbyllur njëherë e mirë shtetëndertimin dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në OKB, sidomos në këto 5 vitet e fundit, dhe në vend të saj, opsioni i copëtimit të Kosovës, mund të jetë solucioni që i mundëson Serbisë njohjën e Kosovës së cunguar, “paqëton” palet dhe rajonin në këtë pjesë të Europes, pra edhe pasi që ishte hjek nga tavolina ky opsion, dhe i cili u ri-kthye, fal “vizionit” politik dhe “largëpamës” të Kurtit & CO.
Kurti & CO, pastaj do të vazhdojnë me avazin e vjetër, duke fajësuar Amerikën, BE-në, Serbinë, Opozitën në Kosovë dhe mediat të cilat ishin në sherbim të armiqëve të Kosovës dhe e luftuan atë, dhe dëmtuan Kosovën, por kjo nuk ndryshon asgjë realisht dhe fatkeqësisht.
S’thuhet koti : “Njëherë vjen vera kah dera”, dhe neve e kishim mjaftueshëm gjatë-kohë këtë verë, por të cilën nuk e shfrytëzuam ashtu siq duhej, dhe e gjithë kjo, tani po na kthehet bumerang.

Lajmet Fatmir Bajraj: Për inati të resë më vdektë djali >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker