Fatmir Bajraj: Padronët e vertetë të PDK-së në Hagë, e marionetat në Prishtinë

“Peshqit n’deti, ferterja n’zjërm”  !
I tillë është kredibiliteti dhe fuqia politike në PDK, e  Bedri Hamzes  kandidat i nominuar nga kjo parti  për  kryeministër të Kosovës, madje i  tillë është edhe kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi !
Memli nuk u zgjodhë, u katapultua !
Memli erdhi n’krye të PDK-së, përmes një procesi jodemokratik, nga një kuvend farsë, pa kundërkandidat, pa garë dhe pa transparencë, tubim ku i’u ba amini vendimit të transferuar nga Haga, pra nga ata që tërheqin penjtë n’PDK, të cilët janë në bankën e zezë të Dhomave të Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Hashim Thaqi dhe Kadri Veseli.
Bedri Hamzën e emëruan, Thaqi e Veseli, e jo organet e partisë !
Edhe bedri Hamza, kaloj t’njëjtin “filtër”, ose  ma thjesht thënë ; u emërua nga Thaqi  e Veseli, dhe u kumtua si vendim i organeve të partisë, të cilat nuk e pyet njeri, sespe aty janë për të zbatuar urdhëra dhe jo për të marrë vendime ..!
Hipotetikisht :
PDK fiton zgjedhjet nacionale dhe drejton Qeverinë e Kosovës, dhe pas 6 muajve, Thaqi e Veseli shpallën t’pafajshëm nga DHS të Kosovës me seli në Hagë dhe kthehën në Kosovë, shtrohet pytja, çfarë ndodhë në PDK dhe në Qeverinë e Kosovës ?
Përgjigja logjike është kjo :
Spostimi në afat rekord : Të liruarit e Hages në krye të PDK-së dhe Qeverisë, derisa për Memlin dhe Bedriun, një dreq e di se ku përfundojnë, por unë nuk e kam idenë.
A ka PDK-ja dhe kandidati saj Bedri Hamza program qeverisës ?
Absolutisht JO, dhe ja arsyet :
Bedri Hamza është katapultuar vonë, dhe as PDK-ja dhe as Bedriu nuk janë marrë fare seriozisht me ndonjë program qeverisës, madje as Bedri Hamza përsonalisht, por as e gjithë PDK-ja nuk ka potencial dhe kapacitete intelektuale dhe profesionale për një impenjim dhe punë të tillë shkencore dhe ekzakte, pra edhe sikur t’kishin vullnet nuk do i’a dilnin dot, kur kihet parasysh se në subjektin e tyre nuk kanë asnjë Dr të Shkencave të Ekonomisë, pa t’keqen edhe të Bedriut.
E çfarë përmbanë oferta e tyre :
Një manual 20-30 faqesh, si manifest i i gjëja nëvojave dhe kerkesave të qytetarëve, mbledhura rrugës, por pa asnjë ekspertizë sektoriale dhe shqyrtim shkencor-akademik, thjesht ; fontanë dëshirash sa për të fituar vota, njësoj siq vepronte lideri i tyre real, tani në Hagë, Hashim Thaqi ..
Kur thua : “Kosova mundët ma mirë”, a i bije se nuk është edhe keq, pra a i bije kjo se ky sllogan është ma i përafërt me Kurtin sesa me Lumirin ?
Meq aludimi qon në përgjigje pozitive, atëherë pason dilema, pse sllogani i PDK-së përkdhel qeverisjën e Kurtit, pra nuk është për ndryshim, por për përmirësim ?
A mund të jetë kjo e paqellimshme ?
Unë thëmë, JO !
Ku fshihet lepuri këtu ?
Liderëve real dhe jo atyre surrogatë, u duhet me çdo kusht dhe me çdo çmim pushteti për shpertimin e lëkurës së tyre, andaj janë dakort, madje ndoshta edhe dakorduar për bashkqeverisje me Kurtin e cila u duhet sikur peshkut uji dhe neve frymëmarrja.
P.S
Edhe Kurti edhe Thaqi, e kanë jo vetëm obsesion, por edhe nëvojë imediate pushtetin, dhe janë të gatshëm të bashkpunojnë me kë do, madje edhe të kolaborojnë me armikun, siq kemi rastin e fundit të Kurtit me Radojqiçin, dhe më heret të Thaqit me Vuqiçin.
Të tillët janë të dëmshëm dhe të rrezikshëm për fatin dhe të ardhmën e vendit.

Lajmet Fatmir Bajraj: Padronët e vertetë të PDK-së në Hagë, e marionetat në Prishtinë >> Rahoveci INFO.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker