Fatmir Bajraj: Kryeministri n’detyrë, Albin Kurti injoroj Sitemin e Drejtësisë, poshtëroj Republikën !

Sot krimi ngadhnjeu mbi drejtësinë, akt ky i turpshëm dhe i papërgjegjshëm.
Kurti është shkelës klasik i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas standardit të vetë Kurtit, Kurti është një super-kriminel !
Anarkisti Kurti, sot triumfoj përballë Shtetit Ligjor, duke refuzuar e shpërfillë  ftesën e përsëritur për deshmi të Prokurorisë Speciale, madje edhe pas vendimit të Gjykatës për paraqitje  !?
Kështu i përgjigjej Prokurorisë Speciale, kryeministri bandit, Albin Kurti  :
“Unë guxoj të ju thëm hapur, nuk vij të ju, radha është të ju, a guxoni ju të vini të unë” !
Nga distanca, Kurti me arrogancën e një hajduti, i mbajti “leksion” Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, duke akuzuar levat e këtij Sistemi (Prokurorinë & Gjyqësorin) ; si të kapur e të korruptuar, jo efikas dhe jo serioz në luftimin e korrupsionit dhe kapjen e kriminelëve, sipas të cilit janë në sherbim të oligarkëve dhe duke luftuar Qeverinë e Tij, e cila është e përkushtuar fort dhe premtoj se në mandatin e ri qeverisës, do ta çliroj vendin nga ky Sistem i kalbur dhe prokurorë të pa aftë, që dëmtojnë Sistemin e Drejtësisë dhe vetë shtetin e Kosovës sipas Tij.
Ku fshihet djalli ?
Ky huligan-recidivist, në krye të një organizate histerike dhe anarkiste (LVV), një jetë të tërë e luftoj rendin dhe qetësinë publike në Kosovë, me mjete jo-konvencionale dhe metoda jo-demokratike ; të dhunës dhe vandalizmit, kundër Rendit e Ligjit dhe prones publike, në rrugë dhe institucione shtetërore që nga paslufta e këndej, i cili erdhi aksidentalisht në pushtet, në shtetin që nuk e bëri, por të cilin e mohoj dhe nuk e respektoj kurrë dhe asnjëherë !
Sot, ky “njeri”, sfidon edhe Republikën e Kosovës, duke injoruar vendimet e Gjyqësorit dhe duke poshtëruar pushtetet e ndara me Kushtetutë, siq është Sistemi i Drejtësisë, në  kuadër të cilit janë Prokuroria dhe Gjyqësori.
Pse e bënë këtë Albin Kurti ?
Kurti është e vetëdijshëm se në paraqitjën e deshmisë së Tij në Prokurorinë Speciale në lidhje me aferën korruptive me rezervat, dhe jo vetëm, nga deshmitar përfundon në të akuzuar, sepse jo vetëm në këtë rast, por në qindëra të tillë të rreth 5 viteve  të tij në krye të Qeverisë, Kurti jo vetëm se ishte në dijeni për krimet, por ishte kreator i hajnisë publike, i logjikes dhe akteve mafio-kriminale që dëmtuan buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve të vendit.
Kurti e di mirë, se ka një kabinet të terë, të cilët shquhën për jo kompetencë, krim të organizuar dhe korrupsion galopant në të gjithë resoret dhe sektoret e jetës publike dhe nacionale, andaj synimi dhe qellimi i Tij, është që të blej kohë, dhe t’ia dal mbanë edhe njëherë që të drejtoj ekzekutivin e vendit po me t’njëtit autorë të kësaj kaste mafio-kriminale.
Përmbysja e rrëfimit, është esenca !
Përballja me Drejtësinë, e nxjerrë Kurtin si bos dhe kreator të kësaj mendësie kleptokratike ; logjikes së vjedhjes, zhvatjës dhe hajnisë publike, përmasat e së cilës, tanime janë galopante, por edhe të tejdukshme dhe të matshme, andaj, shmang’ja me çdo kusht e kësaj përballje me Drejtësinë është synimi, dhe kjo arrihet:
Duke atakuar titullarët në krye të pushteteve të ndara me Kushtetutë (prokurorë & gjyqëtarë),
Duke neglizhuar e injoruar Sistemin e Drejtësisë, dhe me vetë këtë fakt, edhe  ;
Duke poshtëruar Republikën, sipas të cilit, shteti i Kosovës nuk është projekt i përheshëm nacional !
Si konsekuencë ; do kemi një rebelim dhe padëgjushmeri të pushtetit të turmave ndaj shtetit, dhe kjo çasje do të mjegullonte ambientin në të cilin funksionon një pushtet i viktimizuar dhe i mbështetur nga turmat e hipnotizuara nga inzhinjeringu i propagandës dhe i mashtrimit, qellimi i të cilëve është eklipsimi i së vertetës për dështimet dhe aferat korruptive.
Pse jemi këtu, kush mbahet përgjegjës për papërgjësinë e Kurtit ?
Në radhë të parë, përgjegjëse mbahët klasa politike-Opozita, partitë politike parlamentare dhe ato jasht-parlamentare, jo për dekonspirimin dhe reagimin me kohë për aferat korruptive që lidhën me pushtetin e kryemnistrit Kurti, por për ashpersinë e këtij reagimi, dhe metodat e perdorura të cilat rezulton të ishin të pamjaftueshme që dëmët të ndalëshin ma herët, dhe për pasojë, edhe efektet do ishin ma të dukshme.
Edhe Sistemi i Drejtësisë i pa suport, me shumë pak mbështetje nga ekzekutivi, me deficit në kapacitete profesionale dhe materjale, dhe për pasojë, edhe i pamotivuar dhe tepër i vonuar në kryerjën e funksionit kushtetues, e që është zbatimi i Ligjit dhe sjellja e drejtësisë për institucionet publike dhe qytetarët, kanë bërë që sot, një kryemnistër i papërgjeshëm, arrogant dhe agresiv, të sfidoj vetë shtratin e shtetit tonë, Republikën e Kosovës.
Kështu nuk ecët para, kemi ose s’kemi shtet !?
Poqëse, Prokuroria dhe Gjyqësori, leva këto të Sistemit të Drejtësisë, për një ose arsye tjetër, nuk janë në gjendje të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese, atëherë duhet ta bëjnë publike paaftësinë  e tyre, dhe jo të dëmtohet kështu buxheti i Kosovës dhe vetë Republika e Kosovës si atribut i yni nacional.

Lajmet Fatmir Bajraj: Kryeministri n’detyrë, Albin Kurti injoroj Sitemin e Drejtësisë, poshtëroj Republikën ! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker