Evropiani për U21, Kosova e Shqipëria i mësojnë rivalët e tyre

Sot në Nyon, është hedhur shorti për Kampionatin Evropian për U21, i cili do të mbahet në vitin 2025 në Sllovaki.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në Grupin D, bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Ndërsa, Shqipëria gjendet në grupin E dhe kundërshtarët e saj do të jenë Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia.
Ndeshjet e fazës grupore do të mbahet nga marsi 2023 deri në tetor 2024, ndërsa ato të plejofit një muaj para se të nisë Euro U21 në verën e vitit 2025.
Lajmet Evropiani për U21, Kosova e Shqipëria i mësojnë rivalët e tyre >> Rahoveci.INFO.