Eurodeputeti gjerman kritikon ashpër Borrellin

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka komentuar deklaratat e Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, pas bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Butikofer është shprehur i shqetësuar, duke thënë se Borrell i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit.

Ndërsa, deputeti gjerman ka theksuar se Asociacioni ishte e vetmja pengesë për normalizimin e marrëdhënieve që Borrell ka përmendur, ndërsa nuk është diskutuar për parakushtet që mund të kishte pala serbe.

Butikofer gjithashtu ka kujtuar publikisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve ka shprehur gatishmërinë për të pranuar çdo propozim të BE-së, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar një gjë të tillë.

“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë. Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka shkruar Butikofer.

Lajmet Eurodeputeti gjerman kritikon ashpër Borrellin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>