Eurodeputeti bullgar: Kosova është shtet, Vuçiqi shovinist si Putini

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë.

Ai theksoi se veprimet shoviniste të Aleksandër Vuçiqit i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.

Dzhambaski shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!