EULEX mirëpret nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, tha se mirëpret vendimin e Policisë së Kosovës për të njoftuar Inspektoratin Policor për nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet e një qytetari në veri se është rrahur nga Policia e Kosovës.

Më 26 tetor, Inspektorati Policor bëri të ditur se ka nisur hetimet për veprimet policore, pas pretendimeve të qytetarit nga Mitrovica e Veriut, Millosh Subotiq, se ishte rrahur nga Policia e Kosovës pasi ishte dërguar në stacion policor.

“Lidhur me pretendimet për keqtrajtim të ngritura nga M.S., e përshendesim vendimin e Policisë së Kosovës për të njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës për të inicuar hetimin lidhur me këto pretendime. Ndalimi i torturës dhe trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues është absolut. Kërkojmë me vendosmëri çdo pretendim për keqtrajtim të hetohet menjëherë dhe në mënyrë efektive nga autoritetet përkatëse. Në këtë kontekst dhe sipas mandatit të EULEX-it, roli ynë është të monitorojmë hetimet e kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës, dhe kur kërkohet, nga autoritetet prokuroriale. Kujtojmë se përmes rolit tonë monitorues dhe këshillues, EULEX-i mbetet i përkushtuar për të mbështetur institucionet e Kosovës për Sundimin e Ligjit në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe të afta të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e secilit pa diskriminim. Nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese konstatohen ndo një mangësi serioze, Misioni i adreson këto me autoritetet përkatëse përgjegjëse.”, tha EULEX në një përgjigje për rtv21.

Në një prononcimi për rel më 26 tetor, Subotiq pretendoi se ishte rrahur në stacion policor nga policët dhe se për të mbështetur këtë pretendim kishte fotografi dhe dokumentacion mjekësor.

Ai pretendoi se ishte arrestuar pa arsye dhe se ishte dërguar në një dhomë pa kamera, ku sipas tij, zyrtarët policorë e kishin lidhur dhe e kishin rrahur.

Por, Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Subotiqit, duke theksuar se ai në orët e para të së shtunës, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, kishte tentuar të shkaktonte dëm në një objekt tregtar.

Policia tha se e kishte arrestuar Subotiqin dhe më pas e kishte shoqëruar në stacion policor. Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, ai ishte liruar, sipas organeve të rendit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker