Escobar: ShBA ka probleme me Kurtin, vendimi për dinarin katastrofal

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konfirmuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë probleme “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, tha ai.

Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.Escobar ka theksuar se SHBA s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”.

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai.“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

Escobar, mes tjerash përsëriti se Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

“Atëherë ende nuk na kanë dhënë një përgjigje të hapur. Ne inkurajojmë që Kosova të ecë përpara. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk do të ketë fuqi ekzekutive, që do të krijonte probleme ligjore”, u shpreh Escobar.

“Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe që t’i koordinojnë në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës”.“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime, pse nuk ka hapa përpara. Dinari do të zgjidhej përmes Asociacionit. Duam që Kosova të ecë sa më shpejt përpara”.

Lajmet Escobar: ShBA ka probleme me Kurtin, vendimi për dinarin katastrofal >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>