Ervin Salianji i përgjigjet Peleshit: Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!
Sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi, duke iu referuar protestës së opozitës në Parlament gjatë dy seancave të fundit, tha se “ajo është e paprecedentë”. Duke iu referuar protestës së 7 tetorit, Peleshi shtoi se opozita ka votuar Reformën në Drejtësi dhe tani kundërshton vendimet e saj, lidhur me dënimin me 1 burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Në lidhje me këtë deklaratë të socialistit, Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit. Ligjvënësi demokrat shprehet se PD po reagon ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe prodhimi politik i gjykatave.
Duke iu përgjigjur Peleshit, Salianji thekson se ish-ministri i Bujqësisë është përfitues nga drejtësia pasi ka qenë në hetim për helmimin e qytetarëve me kimikate apo dhe për korrupsion, i dalë në përgjime, gjatë kohës që drejtone Bashkinë e Korçës.
“Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?
Lajmet Ervin Salianji i përgjigjet Peleshit: Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave! >> Rahoveci INFO.