Erdogan takohet me kryeministrin Edi Rama

(Lajm i përditësuar)


Erdogan takohet me kryeministrin Edi Rama

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Erdogan mbërritur sot në Tiranë, ku u prit nga ministrant Igli Hasani, Ervin Hoxha, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja.

Më herët Erdogan u takua me presidentin Bajram Begaj, teksa pas këtyre takimeve pritet firmosja e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.


Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të pritet me ceremoni zyrtare rreth orës 11:30.

Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda:

Ditën e nesërme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet
Ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan

11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:

12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

Ndërkohë, policia ka bërë me dije planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan do të pritet me ceremoni zyrtare rreth orës 11:30.

Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë. /vizionplus.tv

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker