Era Istrefi humbi koncertin në Amerikë për shkak të vizës

Këngëtarja Era Istrefi nuk mundi të marrë pjesë në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo për shkak se asaj iu është refuzuar viza. Era përmes një instastory tha se ndihet keq për këtë, shkruan portali rtv21.tv

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar Era në InstaStory.

Era Istrefi vitin që po lëmë pas u rikthye fuqishëm më disa projekte muzikore, si “Bebi”, “TKRT”, “Hala” në bashkëpunim me Don Xhonin dhe bashkëpubimin me Butën 5AM./21Media

Lajmet Era Istrefi humbi koncertin në Amerikë për shkak të vizës first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!