Enver Hoxhaj takon policinë, ekipin emergjent dhe zjarrfikësit: Respekt për superheronjtë tanë

Në prag të ndërrimit të moteve, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, vizitoi sot, siç tha ai përfaqësuesit e tri shtyllave kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit.

Në një atmosferë falënderimi dhe vlerësimi, Hoxhaj i cilësoi këta profesionistë si “superheronjtë tanë të përditshëm”, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe sakrificës së tyre, veçanërisht gjatë festave.

Ai shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe guximin e tyre, që janë themelore për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.
“Ditën e fundvitit me Superheronjtë tanë ! Në Suharekë sot pata nderin t’i takoj tri shtyllat kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, të cilët janë gjithnjë në shërbim të qytetarit, edhe në ditë festash. Pjesëtarët e Policisë , ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit i falenderova për guximin, sakrificën dhe profesionalizimin e tyre të jashtëzakonshëm! Respekt dhe mirënjohje e pafund për gjithçka që bëni! “, ka shkruar Hoxhaj, ku ka publikuar edhe një video nga vizitat.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker