Ende asnjë votë në Soqanicë të Leposaviqit

Akoma asnjë qytetar nuk ka votuar në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku brenda një objekti komunal janë vendosur tri qendra votimi.

Kështu bën të ditur Dukagjini i cili po qëndron në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë por asnjë prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Në këtë fshat pas rreth gjysmë ore pritet të arrijë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për media.

Lajmet Ende asnjë votë në Soqanicë të Leposaviqit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>