EMRI/ Tentoi të korruptojë kreun e AKU, arrestohet biznesmeni 43-vjeçar në Tiranë

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, për të favorizuar biznesmenin tij, arrestohet një 43-vjeçar.

Në prangat e policisë ka rënë Namik Koçi, pronar i firmës NETI që ka në zotërim Perla Bulmet.

Arrestimi i tij është bërë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Policia ka referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Lajmet EMRI/ Tentoi të korruptojë kreun e AKU, arrestohet biznesmeni 43-vjeçar në Tiranë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>