Emisari francez vjen në Kosovë, takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të dërguarin e posaçëm të Republikës franceze për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës.

Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.

Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës.

Lajmet Emisari francez vjen në Kosovë, takohet me Osmanin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>