Emilja Rexhepi lirohet nga posti i zëvendëministres pas emërimit si nënkryetare e Kuvendit

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi është liruar nga ky post, pas emërimit të saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në njoftim.

Në seancën e 26 gushtit, Emilja Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti joshumicë.

73 deputetë votuan për, 1 kundër, 23 abstenime.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker