Emergjenca përgaditet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë sonte

Mjekët e Emergjencës të përgatitur për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë sonte.

Në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitjet që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë në natën e ndërrimit të moteve

Kështu ka deklaruar doktori Erolind Dërmaku.

“Klinika Emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.

Sipas tij, Emergjenca ka vetem 15 shtretër.

Ai tha se zakonisht në ndërrimin e motvoteve ka raste të lëndimeve të qytetarëve nga festimet që i bëjnë në ndërrimin e vitit.

“Unë bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha doktori.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!