Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
Gara e madhe e “Miss Universe Switzerland” do të mbahet më 28 shtator në Bern.
Mes finalisteve është edhe shqiptarja Ema Hoti, e cila është përzgjedhur ndër 250 kandidate pas disa audicioneve, shkruan albinfo.ch.
Sipas artikullit të botuar këtë mëngjes në gazetën “24heures”, konkurrenca këtë vit është veçanërisht e lartë.
Çdo kandidate ka treguar përkushtim dhe pasion mbresëlënës, dhe Ema Hoti nuk bën përjashtim.
Ajo përfaqëson në mënyrë të përkryer ambicien dhe diversitetin e Zvicrës, duke ruajtur njëkohësisht krenarinë për rrënjët e saj shqiptare.
Fituesja e Miss Universe Switzerland do të përfaqësojë Zvicrën në Meksikë.