Elton Ilirjani: Mendoj se kam gjetur djalin e Divës, Parashqevisë

Modeli dhe sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka gjetur edhe i ka siguruar vendbanim këngëtares Parashqevi Simaku, ka thënë se mendon se e ka gjetur djalin e kësaj të fundit.
“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i Madh! Djali është e vetmja shpresë. “, ka shkruar ndër tjerash Ilirjani.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh teksa u pa në një video të postuar nga një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale New York./21Media