Elshani: 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Qytetarët serbë të Kosovës në Veri të vendit vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës, duke i hequr ato ilegalet. 

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri sot 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTK se deri më sot janë regjistruar 1140 automjete.

Sipas tij, interesimi për regjistrim të veturave është në rritje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Lajmet Elshani: 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>