Elon Musk kërkon lulen që rritet në Tropojë, biznesmeni shqiptar: E takova para 2 muajsh, më tha dua të gjithë prodhimin e bimës

Biznesmeni i njohur shqiptar, Sahit Muja, është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në tregtimin e mineraleve në mbarë botën.

Për “Albana Osmani Show”, Muja tregon se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë ka shfaqur interes për një nga mineralet e shumta që prodhon nëntoka shqiptare.

Por interesant është fakti se minerali të cilin e kërkon Elon Musk për industrinë e tij të Tesla, Starlink dhe Spaxe X prodhohet nga një bimë, lule.

Ne kemi marrë tani, me teknologjinë që po zhvillojmë mbi magnezin është një teknologji shumë bashkëkohore që nuk përdoret sot për sot komercialisht në botë. Është përdorimi i një lule autoktone që thith 2% të peshës së saj metale për bateri“, shprehet biznesmeni Muja.

Pikërisht kjo lule që rritet në Tropojë dhe ku janë ngritur disa ferma për kultivimin e saj, do të shërbejë si lëndë e parë për bateritë që përdor Elon Musk në industrinë e tij automobilistike apo edhe për ndërtimin e satelitëve e anijeve kozmike.

Muja tregon se Musk ka porositur të gjithë prodhimin e kësaj bime e cila për herë të parë komercializohet si energji e gjelbër.

Albana Osmani: Ku rritet kjo lule?

Sahit Muja: Rritet në Tropojë. Kemi ngritur fermat më të mëdha në botë, në Tropojë. Kemi shkencëtarë nga Shqipëria, nga Bujqësori, nga 20 vende të botës. Çdo muaj marrin analizat në laboratorë. Kemi prodhuar për herë të parë “Nikelin e gjelbër”. “Nikeli i gjelbër” është një metal shumë i çmuar në bateri. 80% e baterisë së Elon Musk ka nikel.

Albana Osmani: Nikel të gjelbër?

Sahit Muja: Jo, ai ka nikelin e keq.

Albana Osmani: Nuk e ka nikelin që prodhon ti?

Sahit Muja: Jo. Ne po e komercializojmë tani që ta shesim te energjia e gjelbër.

Albana Osmani: Ua ka kërkuar Elon Musk?

Sahit Muja: Po, e kam takuar para dy muajsh. Na ka thënë të gjithë prodhimin që do të bëni nikel-kobalt në këtë prodhimin që e bëjmë, lulja është fabrikë në vetvete e merr, bën procesin e fotosintezës dhe e prodhon në një formë shumë të pastër. Ne i kemi mbjellë këto lule. Por nikeli e kobalti janë të dëmshme për tokën dhe me këtë shkencë që bëjmë ne, çdo ton magnez që përdorim e konvertojmë CO2, helmin, me karbonate magnezi që është vitaminë. Pastrojmë tokën nga metalet e rënda, pastrojmë edhe ujin. Arsyeja pse e kemi ujin e pastër është se filtrohet nga këto mineralet. Një kodër në Tropojë me magnez të cilësisë së lartë mund të nxjerrë 3.5 mln ton nikel, d.m.th 100% të nikelit që përdoret në botë e nxjerr një kodër e cila riciklohet.

Albana Osmani: Kjo kodër është në tokën e babait tënd?

Sahit Muja: Ka në tokat e babait, ka në tokat e të tjerëve. Unë do të bëj shkencën, modelin, fabrikat, gjej marketin. Shqiptarët nga Dibra deri në Tropojë do të përfitojnë nga këto materiale që janë.

Albana Osmani: Shkove në Greqi, Itali, Turqi, more lek, ke bërë biznes. Shkove në Amerikë ke realizuar shumë në fushën e biznesit dhe sërish kthehesh te rrënjët për të zhvilluar vendin, për t’i dhënë mundësi shqiptarëve…

Sahit Muja: Gjatë një ekspedite ruse, babai ishte 14 vjeç, u ka dhënë një gur, ata i kanë dhënë ca para sa të blije një viç vetëm se u ka treguar ku është. Hitleri mpara se të pushtonte botën dëgjon se në Shqipëri kishte shumë krom dhe dërgon shkencëtarët rusë. Hitleri ka marrë 2 mijë njerëz dhe i ka sjellë në Tropojë, ka qenë një minihekurudhë, është një rrugë nga Bytyçi i Tropojës që kalon nga Qafa e Luzhës dhe shkon në Kosovë. Është rruga e dytë automobilistike që kalon në trojet shqiptare për krom. Po të vishj t’i shohësh, janë urat e ndërtuara në vitet ’30 nga italianët. Duçja dhe Hitleri kanë bashkëpunuar dhe kanë marrë kromin e Tropojës, përmes Serbisë, dhe kanë bërë armatime. Nuk bëhen armë po nuk pate krom dhe nikel, hekuri ndryshket. I hedh kromin dhe nikelin, ndërton gjithçka. Ky donte të pushtonte botën me kromin tonë.

Albana Osmani: E jashtëzakonshme ta mendosh. Hitleri, Rusia që kishin pushtuar botën, synuan në këtë zonë, është pasuri e radhë, komunizmi ia ka ditur vlerën dhe filloi ta punojë, por kjo u ndërpre…

Sahit Muja: Kam punuar kaq shumë, me kaq pasion. Ne kemi një minierë të ndërtuar në komunizëm dhe sot e kësaj dite vijnë shkencëtarë nga e gjithë bota dhe habiten si e kanë zhvilluar inxhinierët, si ajroset natyralisht, ka patur disiplinë, prodhim. Kemi prodhuar arin, argjendin, zirkon, uranium – të gjitha metalet që sheh në listën komerciale, Shqipëria ka qenë prodhuese.

Lexo edhe:

VIDEO/ U nis rrugëve të botës për një jetë më të mirë, sot është miliarder – historia e jashtëzakonshme e biznesmenit Sahit Muja

Lajmet Elon Musk kërkon lulen që rritet në Tropojë, biznesmeni shqiptar: E takova para 2 muajsh, më tha dua të gjithë prodhimin e bimës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>