Elinel dhe Capital T vijnë me bashkëpunimin “Acar”

Artistët Elinel dhe Capital T, kanë paralajmëruar një projekt të ri.
Në një postim të përbashkët të shpërndarë në Instagram, ata tregojnë se po vijnë me bashkëpunimin e tyre të radhës të titulluar “Acar”.
Kjo këngë pritet të publikohet të premten e 3 shkurtit.
“Elinel x Capital T – Acar 03.02.23. Nesër 18:00”, kanë shkruar ata.
Të njëjtit kanë edhe bashkëpunime të tjera siç është “Rrebela”, pjesë e albumit të Trim Ademit./21Media