Elif Elmas rikthehet në Seria A, arriti në Torino

Futbollisti Elif Elmas është fotograduar në Aeroportin “Malpensa”, ku menjëherë mori një shall të Torinos dhe u filmua duke dalë nga terminali.
Në kompleksin sportiv në kuadër të stadiumit “Olimpico Grande Torino” janë planifikuar edhe ekzaminimet mjekësore.
Elmas nuk ishte i kënaqur me angazhimin e tij te Leipzig, ku për një vit ai luajti vetëm në 22 ndeshje, nuk shënoi gol dhe asistoi vetëm një herë. Më në fund vendosi të largohej nga Bundesliga dhe të rikthehej në një ambient të njohur për të, ku kaloi momentet më të mira të karrierës së tij nën fanelën e Napolit.
Ai kaloi 4 sezone e gjysmë te Napoli, duke luajtur në 189 ndeshje në të gjitha garat, ku arriti 19 gola dhe 11 asistime. Ai gjithashtu fitoi një Scudetto dhe një Coppa Italia me Napolin.
Futbollisti nga Maqedonia vjen në Torino si huazim deri në fund të sezonit, ndërsa mediat italiane raportojnë se “Granada” do të ketë të drejtën ta blejë në verë për 18 milionë euro.
Klubi i tij i ri është në vendin e 10-të me 26 pikë pas 22 xhirove në Serie A.
Ndryshe, Torino është një gjigant i fjetur me 7 fitore Scudetti, ndërsa të fundin e ka fituar në vitin 1976.