Ekzekutohen pagat e sektorit publik

Mjekët, mësuesit, zjarrfikësit, policët, zyrtarët administrativë e të gjithë ata që paguhen nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës nuk i kanë pranuar pagat deri sot pasdite.

Portali rtv21.tv merr vesh se pagat e sektorit publik tanimë janë ekzekutuar.

Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje edhe te Ministria e Financave lidhur me ketë çështje, mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Sipas Ligjit për Pagat dita e djeshme ka qenë e fundit për ekzekutimin e pagave për punëtorët në sektorin publik.
Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker