“Eksodi i shpikur” i serbëve nga Kosova

Gazeta FAZ shkruan se vetë statistikat shtetërore serbe hedhin poshtë një legjendë të Beogradit, për eksodin masiv të serbëve nga Kosova. Shifrat korrespondojnë me rënien në Serbi, konkludohet në artikull.

Pretendimi iSerbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e sotëm (07.02.) të FAZ.

Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera”. Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e “Iniciativës Evropiane për Stabilitet” (ESI). Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”.

Serbët nga Kosova rrugës për në qendrat e votimit, Kosovë, Merdare, 2023

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë”, por “gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se “punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një “eksod pensionistësh” nga Kosova”.

“Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit”, konkludon FAZ. /DW

Lajmet “Eksodi i shpikur” i serbëve nga Kosova >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>