Ekipi italian kërkon të transferojë Rey Manaj në Seria A
Rey Manaj e ka mbyllur praktikisht me Sivasspor, ky ishte sezoni i tij i parë dhe i fundit në Turqi, pasi sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet edhe një herë në futbollin e rëndësishëm evropian.
Oferta për Manaj janë të shumta, pasi shifrat e tij këtë edicion ishin fantastike, 22 gola.
Manaj, por dhe Sivassport, shpresojnë që Evropiani të ketë edhe një impakt më të madh.
Së fundmi, emri i Manaj ka dalë edhe në kryeqytetin italian, pasi sipas mediave, interes për Manaj ka shfaqur edhe ekipi i Lazio-s.
Manaj është një profil që në Serie A e njohin mirë, pasi në të kaluarën Rey ka luajtur për ekipe të ndryshe si Cremonse, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia.
TuttomercatoWeb, shkruan se Sivasspor është i hapur për negociata, por nuk e lëshojnë golashënuesin e tyre pa 15 milionë euro, kjo është shifra që vlerësojnë kartonin e tij.
Lajmet Ekipi italian kërkon të transferojë Rey Manaj në Seria A >> Rahoveci INFO.